Qendra Libart
Historiku
Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” ka për qëllim kultivimin e kulturës së leximit përmes organizimit të ngjarjeve artistike dedikuar letërsisë dhe filozofisë. Qendra në fjalë u themelua në janar të vitit 2020 si bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës, Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe organizatës ETEA e cila njëherësh ka përgjegjësi menaxheriale ndaj Qendrës “Libart”.