Për ne

Për ne

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë
Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë ka nisur si rrjet i organizatave të kulturës (dhe fushave ndërmjetëse) në Pejë, dhe ishte themeluar si rrjet jo-formal më 2014 nga organizatat Anibar, Associazione Trentino con il Balcani, ERA Group, Into the Park, Let’s Do It Peja, Marimangat e Pejës, Old Timer Club Peja dhe Porta Perëndimore.
Ky organizim ka nisur me qëllim të fuqizimit të organizatave të kulturës në Pejë, zhvillimit të politikave lokale dhe qëndrore, zhvillimi të skenës së pavarur të kulturës në nivel lokal, si dhe për mbrojtjen e të përbashkëtave në nivel lokal po ashtu. Ndër tjera, rrjeti ka vepruar edhe si platformë e mobilizimit për reagime publike sa herë që është paraqitur nevoja. Disa prej veprimeve që e kanë karakterizuar RrOK Peja ndër vite kanë qenë krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor vjetor dhe aktivitetet e rregullta që përmbledhin dhe promovojë ofertën kulturore të Pejës. Avokimi për politika të mirëfillëta kulturore dhe zhvillimi i skenës së pavarur në nivel lokal janë disa prej karakteristikave të reja që po e përcjellin aktualisht këtë rrjet.
Në vitin 2019, RrOK Peja ka rritur anëtarësinë dhe formalisht ka krijuar organet udhëheqëse. Aktualisht, pjesë e këtij rrjeti përveç organizatave themeluese janë edhe Local Democracy Agency of Kosovo, Kori Siparantum dhe Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë.
Ky rrjet ka Kryesinë e cila udhëhiqet nga Genc Lipa (Old Timers Club Peja), Tomorr Avdyli (Kori Siparantum), Pajtim Pasha (Into the Park), Gent Agolli (Let’s Do It Peja) dhe Arba Hatashi (Anibar). Genc Lipa njëherit është edhe Kryetar i Kryesisë së RrOK Peja. Në anën tjetër, Sekretariati udhëhiqet nga organizata Anibar ndërsa koordinator është Valton Marku (Anibar).

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren
Rrjeti i Organizatave Kulturore i Prizrenit është rrjet joformal i organizatave të kulturës në komunën e Prizrenit. Misioni i këtij Rrjeti është arritja e një ekonomie të zhvilluar lokale në Prizren përmes pasurimit dhe strukturimit të ofertës turistike bazuar në rritjen e cilësisë dhe vëllimit të aktiviteteve kulturore. Objektivat themelorëtë punës së Rrjetit në Prizren përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore, ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, strukturimin e ofertës kulturistike, përmirësimin e politikave kulturore në nivel komunal, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, diversifikimin e financimit të aktiviteteve kulturore dhe nxitjen e qytetarisë aktive dhe të përgjegjshme.
Anëtarësia e Rrjetit përbëhet nga organizatat jo-qeveritare të kulturës (dhe fushave ndërlidhëse), artistët dhe aktivistët e kulturës. Anëtarësia e Rrjetit nuk do të jetë e kufizuar dhe ajo do të zgjerohet gjatë gjithë kohës me përfshirjen e anëtarëve të ri. Anëtarët e Rrjetit janë: EC Ma Ndryshe, Dokufest, Fondacioni për TK Legatum, Forumi për Trashëgimi Kulturore, ATTA, EUIRC, N’GO, GreenArt, X40, Ura e Artit, Durmish Asllano, ICEC, Old Timer Club Prizren, ShB Sharri, Leo’s Art Organization, Xhennet Comics, SHKA Agimi, SHKA Malësori, SHKA Dogru Yol, SHKA Lidhja e Prizrenit, ShNSh Demastion, Pentagram dhe Lumbardhi.

Rrjeti i Organizatave Kulturore i Mitrovicës (RrOK Mitrovica)
Rrjeti i Organizatave Kulturore i Mitrovicës (RrOK Mitrovica) u themelua në maj të vitit 2014, për të rifuqizuar sërish në vitin 2019. RrOK Mitrovica është rrjet joformal i organizatave kulturore të komunës së Mitrovicës. Misioni i këtij Rrjeti është që të zhvillojë dhe koordinojë skenën e pavarur kulturore në nivel lokal, si një faktor strategjik drejtë zhvillimit ekonomik të qytetit dhe diversitetit kulturor në Mitrovicë. Objektivat themelore të RrOK Mitrovica përfshijnë: ngritjen e kapaciteteve te burimeve njerëzore, ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, ofrimin e shërbimeve alternative kulturore e turistike, asistimin drejtë zhvillimit të politikave kulturore në nivel komunal, krijimin e partneritetit me institucionet relevante në nivel lokal e nacional, zhvillimin e industrisë kreative, promovimin e trashëgimisë kulturore, dhe nxitjen e qytetarisë aktive përmes aktiviteteve inovative e kulturore.
Anëtarësia e Rrjetit përbëhet nga organizatat jo-qeveritare të kulturës (dhe fushave ndërlidhëse), artistët dhe aktivistët e kulturës. Rrjeti është i organizuar në mënyrë joformale (rrjet i pa regjistruar) dhe ka vetëm një Sekretariat i cili është përgjegjës për organizimin e Rrjetit dhe implementimin e projekteve dhe aktiviteteve të tij. Veprimet konkrete të Rrjetit përfshijnë aktivitetet vijuese: përpilimi dhe promovimi i kalendarit kulturor të Mitrovicës, ngritja e fondeve per aktivitetet e Rrjetit dhe të anëtarëve të tij, avokim për rritjen e buxhetit komunal për kulturën, promovim të aktiviteteve e artistëve, promovim dhe mbështetje të hulumtimeve nga fusha e kulturës, aktivitete avokuese, bashkëpunim me Forumin Kulturor të organizatave të pavarura kulturore të Kosovës dhe rrjete tjera të kesaj natyre në nivel ndërkombëtarë.
Aktivitetet kryesore si ato avokuese, artistike e kulturore janë zhvilluar kryesisht në qytetin e Mitrovicës dhe rreth kauzave e çështjeve relevante me skenën e pavarur kulturore që mund të kenë pasur ndikim edhe në nivel qendror. Që me nëntor 2019, në mandat për dy vite, kryesinë e RROK-M do e udhëheqin Lulzim Hakaj - kryetar (REC), Mevlude Skuroshi -anëtar (GAIA SCI Kosovo në Mitrovicë), Çamëri Ceraja - anëtar (regjisore) Erhan Mujka - anëtar (KosovaArs) dhe Nerimane Ferizi- anëtar (Bridge Film Fest). Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata 7Arte dhe koordinator Lulzim Hoti. Organizatat anëtare të rrjetit janë: 7Arte, CDO, Darda Media, Bridge Film Fest, Mitrovica Rock School, Mundësia, SHAV-M, DardaMedia, Dhemetra Foundation, Reconciliation Empowering Communities-REC, Valet e Paqës, GAIA SCI Kosovo në Mitrovicë, Mitrovica Guide dhe Theatre and Film House.
Ky rrjet është fuqizuar viteve të fundit me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon.