Kino Lumbardhi

HISTORIKU

Lumbardhi është ish-kinema, hapësirë qytetare dhe institucion i pavarur kulturor në Prizren, Kosovë.

Në tokën e përvetësuar përgjatë Lumit Bistrica, Ndërmarrja Sociale dhe Kinemaja “Bistrica” u hap më 1 shkurt 1952 për një publik prej 700 qytetarësh. Ndërtuar sipas projektit të arkitektit Jak Mazreku, pjesë e ekipit themelues ishte edhe projeksionisti i parë i Prizrenit, Shefki Gështenja, i cili ishte përgjegjës për projektimin e filmave në kinematë e para të Prizrenit para Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë ishin të famshëm filmat e metrazhit të gjatë me tema anti-fashiste dhe filmat western.

Për më pak se një dekadë, Kino Bistriva e zgjeroi hapësirën e vet duke e ndërtuar kinemanë “Kino Bahçe” dhe duke i zhvendosur dyert e veta nga rruga kryesore drejt hyrjes anësore përmes kopshtit. Kapaciteti total i të dy sallave arriti në 1200 ulëse. Lumbardhi u bë një ndër tri kinematë e Ballkanit që kishin ekrane si brenda ashtu edhe jashtë objektit.

Për mbi tri dekada, Kinemaja Lumbardhi ishte qendër e jetës shoqërore dhe kulturore të qytetit. Prej filmave me arte marciale e deri tek westernët, filmat indian e ata spaghetti-western, jugosllav dhe filma të tjerë hollivudian. Së bashku me kinemanë e punëtorëve “Kino Radnik”, institucioni i shiste mbi 500,000 bileta në vit. 

Edicioni i parë i festivalit “Zambaku i Prizrenit” u mbajt në Kino Bahçe. Duke mos qenë vetëm kinema dhe vend për koncerte, Lumbardhi u bë qendër ku organizoheshin edhe festivalet e qytetit. Me rritjen e shikueshmërisë së televizionit nëpër kafene, hapjen e videoklubeve, VHS, dhe me zvogëlimin e bashkëpunimit politik në vend, kinemaja pësoi një rënie serioze dhe të pashmangshme.

Pas një dekade rënie të cilësisë së programit, vijueshmërisë, dhe mirëmbajtjes së dobët, kinemaja pushoi së funksionuari tri ditë para se të fillonin bombardimet e marsit. Institucioni dhe menaxhmenti nuk mund të funksiononin edhe përkundër përpjekve të kolektivit të punëtorëve. Pronësia e kinemasë kaloi tek Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Prizreni mbeti pa asnjë kinema funksionale.

Kërkesa e qytetarëve për revitalizimin e kinemasë mori formë në edicionin e parë të festivalit të filmit DokuFest, që u mbajt  më datat 9-11 shtator 2002. Festivali u hap me shfaqjen “10 Minuta” nga Ahmet Imamovic. Kështu, DokuFesti do të luajë një rol kyc në rikthimin e Lumbardhit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit shpalli vendimin për shembjen e kinemasë dhe ndërtimin e një parkingu të qytetit në vend të saj. Iniciativa për Mbrojtjen e Kinemasë Lumbardhi nisi gjatë edicionit të 6-të të DokuFestit, me aktivistët e shoqërisë civile që kishin mbledhur plot 8,000 nënshkrime kundër këtij vendimi. Kinemaja ia doli të mbijetojë.

Kinemaja mbeti pa menaxhment, u përdor si klub jozyrtar i pensionerëve, strehimore, dhe si hapësirë e shfrytëzuar here pas here nga DokuFest dhe festival të tjera. Midis viteve 2012-2014, u shfrytëzua si kafene dhe hapësirë për socializim nën emrin “Shoqëria Kulturo-Artistike”, duke formuar kështu një lidhje midis gjeneratës së re dhe kinemasë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit vendosi ta shiste S.E. Kino Bistrica dhe astetet e saj në korrik të Vitit 2014. Protesta me rastin e hapjes së edicionit të 13-të të DokuFest-it e ringjalli Iniciativën për Mbrojtjen e Kinemasë Lumbardhi. 58 organizata jo-profitabile  në krye me DokuFestin dhe Ec Ma Ndryshe u bënë bashkë për ta kundërshtuar privatizimin  dhe bënë thirrje për revitalizimin e kinemasë. Në janar të vitit 2015, pas fushatës kundër privatizimit, Lumbardhi u hoq nga lista e privatizimit dhe u shndërrua në vend të trashëgimisë kulturore.

Ekipi që udhëhoqi iniciativën e themeloi Fondacionin Lumbardhi duke e vazhduar kështu përkushtimin për ringjalljen e plotë të institucionit. Shumë organizata nënshkruese, si dhe komuniteti lokal, u bënë pjesë të procesit duke ofruar mbështetje në aspektin infrastrukturor, zhvillimor-organizativ, planifikues dhe avokues. Kinemaja u shndërrua në një pikëtakim për grupe të ndryshme, ku u mbajtën më shumë se 300 aktivitete nga më shumë se 70 organizata dhe institucione, duke ia rikthyer kështu vlerën publike që e ka pasur më herët.

INFORMATAT

Remzi Ademaj 4; 20 000 Prizren Prizren, Kosovë http://lumbardhi.org

VEPRIMTARIA

Cultural space; Cinema

PERSONAT PËRGJEGJËS

Ares Shporta