Galeria Qahili

Historiku

Galeria Qahili është themeluar nga familja Qahili, e inicuar nga artisti, Eshref Qahili. Me 6 maj 2013, është hapur një nga galeritë e para private të artit në Prishtinë, Kosovë. I gjithë objekti është ndërtuar për art. Deri më tani, Galeria Qahili ka organizuar ekspozita të shumta, biseda me artistë, punëtori dhe mini-rezidenca. Përmes këtyre aktiviteteve, Galeria Qahili promovoi jo vetëm artistët lokal por edhe ata ndërkombëtare dhe ndihmoi në zhvillimin e mëtejshëm të artit, si dhe komunikimit ndërkulturor. Kjo galeri i kushton vëmendje procesit të krijimit si dhe zhvillimit të mëtejmë të kapitalit kulturor e shoqëror brenda grupeve të ndryshme shoqërore. Galeria Qahili organizon një gamë të gjerë aktivitetesh artistike, si ekspozita, punëtori, rezidenca afatshkurtra, biseda me artist si dhe programin e edukimit. Ajo synon të jetë një vend gjithëpërfshirës ku diversiteti luan një rol të rëndësishëm; një vend ku është i pranishëm promovimi i bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe institucioneve; kombinon karrierat e ndryshme artistike, ato ekzistente dhe të reja, kombëtare me ndërkombëtare.

INFORMATAT

Rr. Richard Holbrooke; 10 000 Prishtinë Prishtinë, Kosovë http://galeriaqahili.com/

VEPRIMTARIA

Hapësirë kulturore

PERSONAT PËRGJEGJËS

Nita Qahili