24 October 2022 - 13:16


Qytetet tona dhe ata që i qeverisin ato kanë përfituar nga rritja e pjesëmarrjes në një skenë të pavarur kulturore. Njohuritë e grumbulluara dhe burimet alternative të organizatave kulturore gjatë viteve të kaluara kanë kontribuar në sferën publike. Autoritetet publike kanë filluar ta konsiderojnë skenën e pavarur kulturore si partner dhe përfaqësues relevant për zhvillimin lokal, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe detyrimet e tyre për reforma demokratike dhe praktika të qeverisjes së mirë. Avokimi i organizatave kulturore për forcimin e skenës së pavarur kulturore ka luajtur një rol të madh në rëndësinë që ka marrë kjo skenë dhe rolin e saj në mbështetjen e një shoqërie demokratike.


Aktivitetet kryesore të skenës së pavarur kulturore zhvillohen në hapësira dhe ndërtesa të përbashkëta publike, të cilat shndërrohen në hapësira të veprimit qytetar, prezantimit, pjesëmarrjes, diskutimit dhe bashkëqeverisjes. Hapësirat publike dhe ndërtesat të cilat administrohen nga institucionet publike në nivel lokal ose qendror kanë përfituar nga burimet që shtrihen brenda skenës së pavarur kulturore, e cila ndihmon në rigjallërimin e infrastrukturës publike dhe sjelljen e modeleve të mëtejshme inovative të qeverisjes së burimeve publike.


Artistët individualë, punonjësit dhe praktikuesit e kulturës organizohen zyrtarisht dhe/ose jozyrtarisht në klube, organizata, shoqata, fondacione dhe rrjete të kulturës. Ata organizohen në mënyrë që të mund ta praktikojnë punën e tyre brenda një mjedisi të caktuar, me fjalë të tjera, të sigurojnë infrastrukturën e duhur në mënyrë që të mund të ofrojnë prodhime artistike dhe kulturore. Ky angazhim i akterëve të ndryshëm kulturorë në gjetjen e modeleve të reja të bashkëpunimit me qëllim përmirësimin e situatës së sektorit përkatës prodhon mënyra të reja të të menduarit që janë të zbatueshme edhe për sektorin publik dhe hapësirat e përbashkëta publike.

Në këtë konferencë duam të shtjellojmë:

  • (1) Punën e Rrjeteve Kulturore (funksionalitetin dhe rolin e tyre),
  • (2) Bashkëpunimin e Rrjeteve Kulturore me Rrjetet e tjera, 
  • (3) Partneritetin Publik-Qytetar për Qeverisje Inovative në Infrastrukturën Publike, dhe
  • (4) Qëndrueshmërinë e Sektorit të Kulturës.


E organizuar në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, konferenca synon të elaborojë modelet pjesëmarrëse të qeverisjes së burimeve dhe infrastrukturës publike kulturore duke u fokusuar në platformat bashkëpunuese të skenës së pavarur kulturore dhe rrjetet si partnerë të partneritetit publik qytetar. Kjo është edhe konferenca përmbyllëse e projektit ku do të prezantohen të arriturat dhe gjetjet e projektit.

Nëse jeni të interesuar të jeni pjesëmarrës ne këtë konferencë ju lusim që të klikoni në këtë link për të aplikuar në formë.

Konferenca është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Partneriteti Publik-Qytetar për Qeverisje Inovative në Infrastrukturën Publike” të zbatuar nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte, dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj konference është përgjegjësi e Anibar dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.