Në mbrojtje të hapësirave të përbashkëta kulturore
23 June 2020 - 20:44

Në mbrojtje të hapësirave të përbashkëta kulturore

Hapësirat Kulturore të Kosovës është nismë që ka për synim përmirësimin e gjendjes aktuale të hapësirave kulturore, por edhe të krijimit hapësirave të reja në vend. 

Me qëllim të krijimit të partneriteteve publiko-civile për qeverisje inovative të infrastrukturës publike në Kosovë, Anibar (Pejë), Lumbardhi (Prizren), 7 Arte (Mitrovicë) dhe Pogon (Zagreb), përmes fuqizimit të Rrjeteve të Organizatave të Kulturës tash e sa kohë janë duke synuar që të krijojnë mjaftueshëm sensibilitet institucional e civil mbi nevojat e ekzistencës dhe zhvillimit të hapësirave kulturore.

Kjo nismë ndër tjera shërben edhe si një ndërhyrje domethënëse në demokratizimin e politikave kulturore dhe urbane në Kosovë, por edhe që të mundësoj rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike. 

Si qëllim i përgjithshëm është forcimi i rolit të OJQ-ve lokale dhe aktorëve kulturor në menaxhimin e infrastrukturës publike, si dhe bashkëpunimin me qeverisjet lokale për përdorim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të infrastrukturës publike, politikave dhe financave. 

Kjo nismë mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe implementohet nga Anibar (Pejë), Lumbardhi (Prizren), 7Arte (Mitrovicë) dhe Pogon (Zagreb)".


.

.