Kultura e mediave: Raportimi në kohë pandemie
23 June 2020 - 20:43

Kultura e mediave: Raportimi në kohë pandemie

19.06.2020

Në vazhdën e serive të “Disktutimeve në Kinema”, bashkë me Xhemajl Rexhajn është diskutuar për rolin e mediave përgjatë pandemisë dhe është synuar të gjindet përgjigje mbi atë se sa i kanë shërbyer mediat zhvillimit të kulturës së mediave në vend. 

Ndër të tjera, është diskutuar për vështirësitë e raportimit në këtë kohë pandemie, duke theksuar raste specifike dhe duke shqyrtuar mësimet e dala nga këto raste. 

Duke marre parasysh kufizimet që ende janë aktive për shkak të pandemisë, edhe ky bashkëbisedim është mbajtur virtualisht direkt nga faqja në Facebook e Kinema “Jusuf Gërvalla” të premten duke filluar nga ora 18:00.