Andre Bazin: Ç’është Kinemaja; Spike Jonze: “Being John Malkovich”
23 June 2020 - 20:34

Andre Bazin: Ç’është Kinemaja; Spike Jonze: “Being John Malkovich”

28 - 29.05.2020

Në maj, janë mbajtur takimet e radhës së Kino Klubit “Jusuf Gërvalla”. Brenda modulit që e trajton përgjithësisht filmin, janë bashkëlexuar pjesë të librit të Andre Bazin “Ç’është Kinemaja” dhe janë diskutuar pasi që janë shikuar filmat “Being John Malkovich” i Spike Jonze dhe “Bicycle Thieves” i Vittorio de Sica.

Prioritet i është dhënë trajtimit të neoralizmit italian, respektivisht asaj që në kinematografi njihet si “Epoka e Artë”.

Është theksuar se ky zhanër që për karakteristikë ka pasqyrimin rrëfimeve e jetesës së klasës së varfër dhe lojën e aktorëve amator, është i pakapërcyeshëm për ata që dëshirojnë të thellohen edhe më shumë në marrëdhëniet që shkakton pabarazia. Keto ishin takimet e para pas takimeve të mëhershme virtuale për shkak të pandemisë.