Drejt një ekologjie të qëndrueshme kulturore
23 June 2020 - 20:22

Drejt një ekologjie të qëndrueshme kulturore

Punëtoria “Drejt një Ekologjie të Qëndrueshme Kulturore” është organizuar gjatë 24 dhe 25 tetorit të vitit 2019, nga Fondacioni Lumbardhi në Prizren. Punëtoria kishte për qëllim të shqyrtojë nocionet e shoqërisë civile, sferën publike dhe atë që kërkon një shoqëri aktive në tërësi në sferën e kulturës. Në këtë rast, kishte një përqendrim specifik në praktikat themelore dhe një hyrje të përgjithshme në mënyrat se si është formuar shoqëria civile gjatë 20 viteve të fundit në Kosovë. 

Ndërsa qëllimi kryesor i punëtorisë ishte të merrte parasysh financimin. Pas prezantimit, diskutimi hapi bisedën për shoqërinë civile dhe hapësirat e grumbullimit gjatë gjithë kohës. Pjesëmarrësit ndanë shembuj si dhe pyetën disa nga teoritë dhe qasjet që u prezantuan. Punëtoria kishte për qëllim të drejtonte disa lgijërime konkrete rreth ngritjës së kapacitetve et ëorganizatave të kulturës dhe diskutim të vecantë pati mbi tri pika për të cilat pjesëmarrësit u dakorduan që të shqyrtohen tutje si: Analizimi i Ligjit mbi Sponzorizim si dhe përgatitja potenciale e një udhëzimi për ata që duan të aplikojnë; Bashkëpinimi dhe ndarja e përvojave ndërmjet organizatave të kulturës; si dhe informatat potenciale mbi donatorë dhe sponzorë të mundshëm.

Download