Želimir Žilnik
23 June 2020 - 20:21

Želimir Žilnik

Përgjatë një muaji, kino “Lumbardhi” në Prizren, ka ofruar për audiencën filmat nga “Gjendja e Përjashtimit: Retrospektiva e Želimir Žilnik” që përmban 13 filmat e regjisorit të njohur serb Želimir Žilnik.

Duke nisur nga data 3 korrik të vitit 2019 e deri më datën 27 korrik 2019, kino “Lumbardhi” ka ofruar një program të prodhuar nga një periudhë mjaft kundërthënëse dhe në kohën e shpërbërjës së Jugosllavisë, kohës kur socalizmi u bë i dukshëm përmes rritjës së trazirave nacionaliste dhe dhunës së aparateve shtëtërore. Ashtu sic titullohet edhe vetë programi, krijimtaria e Žilnik shpërfaq gjendjen e përjashtimit, rregullat e përjashtimit, përgjatë asaj periudhe të jetës së regjisorit.  

Që nga fillimi i karrierës së tij si regjisor filmi, Žilnik iu drejtua në mënyrë provokuese të neglizhuarve social dhe të papunëve gjatë sistemit socialist jugosllav. Gjë që i kushtoi me cenzura nga sistemi jugosllav, kështu që mesin e viteve të 70-ta ai e kaloi në Gjermani. Pas kthimit në Jugosllavi në vitet 80 dhe xhirimet në vitet 2000, ai punoi filma me tematikë dhunën politike, refugjatët dhe migracionit në Evropë, duke reflektuar mbi jetët e shkatërruara nga gjendja në jugosllavinë në të cilën kish jetuar. 

Shfaqja e këtij programi u mundësua përmes programit “Kulturë për Ndryshim”, financuar dhe menaxhuar nga Bashkimi Evropian dhe që implementohet nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe, si dhe "Hapësirat Kulturore të Kosovës" projket ky që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Të dy projektet mbështeten financiarisht nga Bashkimi Evropian. 

Përndryshe gjatë programit u shfaqën filmat si:

  • “Inventory” (1975),

  • “The Second Generation” (1984),

  • “Brooklyn, Gusinje” (1988)

  • “Oldtimer” (1989),

  • “Kenedi Goes Back Home” (2004), 

  • “Kenedi Lost and Found” (2005), 

  • “Kenedi is Getting Married” (2007), 

  • “Little Pioneers” (1968), 

  • “Fortress Europa” (2000), 

  • “Black and ëhite” (1990), 

  • “Pirika on Film” (2003), 

  • “Logbook Serbistan” (2015)