Ndihma për viktimat e tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.
20 December 2019 - 23:52

Ndihma për viktimat e tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Edhe sot prej orës 10:00 deri në 18:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla” mblidhen ndihma për viktimat e tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Dje nga Peja janë dërguar më shumë se 700 qese të mëdha dhe shumë pako me ushqim, të grumbulluara edhe në lokacionin tonë.

Nga Durrësi na kanë lajmëruar se qytetarët e mbijetuar kanë nevojë për më shumë ushqim të konzervuar, barna dhe shtretër portativ, e po ashtu për rroba e batanije.