Identiteti i ri i vendtakimit të vjetër
20 December 2019 - 23:40

Identiteti i ri i vendtakimit të vjetër

Identiteti i ri i vendtakimit të vjetër

Si po ju duket identiteti i ri vizuel i Kinemasë "Jusuf Gërvalla"?

Tre muajt e fundit kemi punuar bashkë me trembelat për të krijuar një identitet vizual për Kinema "Jusuf Gervalla".

Përmes identitetit të ri vizuel të Kinemasë ne kemi dëshiruar të ndërthurim të kaluarën e lavdishme të Kinemasë me të tashmen aktiviste të një qendre kulturore. Një qendër kulturore e ndërtuar me financimin e sindikatave të punëtorëve përgjatë viteteve të 50-ta, e ushqyer përmes mbështetjes së qytetarëve të Pejës deri në vitet e 90-ta, si dhe një simbol i angazhimit qytetar dhe aktivizmit në vitet e fundit.