Është mbajtur takimi i parë i Klubit të Kinemasë
20 December 2019 - 23:32

Është mbajtur takimi i parë i Klubit të Kinemasë

Është mbajtur takimi i parë i Klubit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në të cilin është shfaqur dhe më pas është diskutuar filmi “The Great Debaters”. Ajo që na dallon të gjithëve që në përshtypje të parë është mënyra se si debatojmë dhe argumentojmë, dhe kjo po që është e rëndësishme. Nisja me filmin “The Great Debaters është një prej mënyrave më të mira për të parë se si përgjatë historisë fuqia e fjalëve dhe mënyra se si artikulohen ato, mund të ndyshojnë botën.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.