Filmi: Zana
20 December 2019 - 23:49

Filmi: Zana

Filmi: Zana
Data: 04-11-16 dhjetor 2019
Ora: 19:00

E kaluara nëse nuk trajtohet jemi të dënuar të ndiqemi nga ajo. Lufta e vitit 1999 në Kosovë ka lënë pas shumë trauma, sidomos tek gratë në vend, të cilat në disa raste ose nuk janë trajtuar fare, ose janë trajtuar gabimisht përmes mënyrave të jashtëkohëshme. Filmi kosovar “Zana” i regjisorës Antoneta Kastrati, në qendër të filmit ka Lumen (Adriana Matoshin), një grua nga rajoni i Pejës, trauma e keqtrajtuar e së cilës jehon fuqishëm dhimbjen dhe paaftësinë e shoqërisë sonë për t’u përballur me situata që kërkojnë trajtim profesional. Filmi “Zana” është vlerësuar jashtëzakonisht shumë dhe së fundmi është zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në edicionin e ardhshëm të çmimeve “OSCAR”.