Vizitë studimore tek objektet e Trashëgimisë Kulturore
20 December 2019 - 23:45

Vizitë studimore tek objektet e Trashëgimisë Kulturore

Dje u realizua një vizitë studimore tek objektet e Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Pejës në të cilën morën pjesë 31 pjesëmarrës.
Ata patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth historisë së këtyre objekteve të cilat përfaqësojnë kulturën trashëguese të vendit tonë. Ishin 4 objekte me rëndësi historike të cilat të rinjtë patën mundësinë që ti vrojtojnë për së afërmi. Kultura e trashëguar, ndonëse jo mjaftueshëm prezente në jetën shoqërore, për pjesemarrësit e vizitës studimore shënjoi rëndesi jo vetëm simbolike.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Promovimi i trashëgimisë kulturore në rajonin e Pejës" i cili realizohet nga Anibar në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.”