Filmi: “Roland Barthes: Le Théâtre du Langage”
20 December 2019 - 23:30

Filmi: “Roland Barthes: Le Théâtre du Langage”

Filmi: “Roland Barthes: Le Théâtre du Langage”
Data: 26 dhjetor 2019
Ora: 19:00
Hyrja: Pa pagesë

Kurioz për çdo gjë, Roland Barthesi vazhdimisht e ka pikëpyetur botën mbi disa aspekte themelore siç janë: Veturat, ndeshjet e mundjes, fotografite familjare dhe revista “Paris Match”. Ai ngërthen semiologjinë të cilën e mbartë kudo me vete, sidomos në një kthesë të re, e cila falë tij ka shënuar mendimin e ri të një epoke. Roland Barthesi përgjatë jetës ishte shndërruar në një ikonë të vërtetë intelektuale. Dëshifruesi i pasionuar pas shenjave nuk e ka humbur asnjëherë asnjërën prej aurave të tij. As timbrin e zërit e as inteligjencën e shpejtë, këtë lloj përzierje të jashtëzakonshmërisë dhe thjeshtësisë. Filmi dokumentar i regjisorit Thierry Thomas, i përbërë prej arkivave të rishikuara imtësisht, na sjellë hollësisht prezencën e kritikut letrar francez, Roland Barthes.

Filma dokumentar “Roland Barthes: Le Théâtre du Langage” është mundësuar nga IF Cinema dhe Ambasada Franceze në Prishtinë.