Nata e Fernando Pessoa
02 February 2022 - 13:14

Nata e Fernando Pessoa

Poezi të përzgjedhura të poetit portugez, Fernando Pessoa, të interpretuara nga Ujëjeta Shatri, më 12 tetor duke filluar nga ora 19:00, do të transmetohen nga faqja në Facebook e Kinema “Jusuf Gërvalla”.

Fernando António Nogueira Pessoa ishte poet, kritik letrar, publicist, përkthyes dhe filozof. Ai vlerësohet si një prej figurave letrare më të respektuara të shekullit XX, si dhe një prej poetëve më të mëdhenj të Portugalisë.

Kjo ngjarje u mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.