Hapësirat Publike pas Pandemisë
02 February 2022 - 13:11

Hapësirat Publike pas Pandemisë

Karantinimi që e kishte sjellë pandemia COVID-19 e bëri edhe më të dëshirueshëm hapjen, sa për ta vërtetuar maksimen se sa më shumë kufizime aq më shumë jeohjnë dëshirat për liri. Pas hapjes graduale përgjatë kësaj fatkeqësie që e ka kapluar globin tonë, ishin kryekëput hapësirat publike ato që u frekuentuan më së shumti, kështu duke e pikëpyetur idenë se zgjidhja e nevojave shoqërore pikëprehet te privatja.

Në diskutimin e radhës në kinema që do të mbahet virtualisht më 23 tetor duke filluar në ora 17:00, së bashku me arkitektin dhe aktivistin, Fation Kryeziu, do të synojmë t’i përgjigjemi pyetjeve të ndryshme mbi hapësirat publike; për rolin e hapësirave publike përgjatë pandemisë; për rimendimin e hapësirave publike si domosdoshmëri shoqërore; për nocionin ideologjik të publikes dhe privates karshi hapësirave; për mësimet e dala nga aktualiteti; për nevojat arkitektonike të hapësirave publike e të ngjashme.

Moderator: Valton Marku

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.