Veronika & Narti
02 February 2022 - 13:03

Veronika & Narti

Mos e humbisni super performancen e Veronikës dhe Nartit më 30 shtator në ora 18:00, të transmetuar nga faqja e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Facebook. Veronika Zimaj është profesoreshë e muzikës ndërkaq Nart Kelmendi është producent dhe kitarist. Kjo duo nga Peja, për disa minuta dhe përmes këngëve të vjetra shqipe, do të na përfshijë në traditën, historinë dhe kulturën e muzikës sonë.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.