Rëndësia e Rrëfimeve për Qytetin
02 February 2022 - 12:26

Rëndësia e Rrëfimeve për Qytetin

Diskutim virtual në kinema me autorin e librit “Portat e Pejës”, shkrimtarin Binak Kelmendi.

Për romancierin italian, Italo Calvino, qytetet ashtu sikurse ëndrrat, janë të krijuara nga dëshirat dhe frikërat, edhe atëherë kur filli i ligjërimit të tyre duket i fshehtë, rregullat e tyre duken absurde, perspektivat duken shpërqendruese, dhe çdo gjë duket se fsheh gjithçka tjetër. Ndërkaq, pasqyrimi që shkrimtari kosovar, Binak Kelmendi, ia bën qytetit ku është rritur, e tejkalon pohimin e sipërpërmendur, duke sjellur kronika e rrëfënja nga mbamendja e ditëve e momenteve të jetës së tij, për të sjellur legjenda e mite, personazhe e objekte, e për më tepër, për të sjellur shpirtin e një qyteti vazhdimisht të okupuar, të gjendur në Evropën Juglindore, në perëndimin e Kosovës, me emrin Pejë.

Ky diskutim do të mbahet të premten më 17 korrik duke filluar nga ora 17:00, dhe do te transmetohet në faqen e Kinema “Jusuf Gërvalla” në Facebook.

Moderator: Valton Marku

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

***