Nata e Rumit
02 February 2022 - 12:22

Nata e Rumit

Të premten më 31 korrik, nga faqja e Kinema “Jusuf Gërvalla” do të transmetohen poezi të poetit persian Rumi, të interpretuara nga Art Pasha.

Të shkëputura nga vepra “Libri i Dashurisë”, poezi për dalldinë dhe mallin e shumë poezi tjera të sufistit dhe poetit më të famshëm do të na përcjellin për disa minuta, por edhe do të na përmbushin gjithsesi në Natën e Rumit.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.