Cine Club X
02 February 2022 - 12:19

Cine Club X

“Kultura nuk i bën njerëzit. Njerëzit e bëjnë kulturën. Nëse del si e vërtete se njerëzia e plotë nuk i përfshinë edhe gratë në kulturën tonë, atëherë ne duhet ta krijojmë një kulturë tonën”.

Kështu shprehet autorja feministe, Chimamanda Ngozi Adichie, në librin e saj “Të gjithë duhet të jemi feministë”, libër ky që u bashkëlexua dhe u diskutua në takimin e parë të Kino Klubit për muajiin korrik. Ndër tjera, pjesë nga fjalimi i saj në TedxEuston janë shfaqur. Feminizmi është përpjekje e burrave dhe grave për pozicion më të drejtë e të favorshëm të grave e sidomos për barazi midis gjinive. Në këtë diskutim, u trajtuan po ashtu edhe rrymat e traditat feministe, si dhe gjendja e gruas në vend. Të qenët feministë është detyrë e të gjithëve. Pa barazi gjinore nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë.

Të gjithë duhet të jemi feministë!

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.