Diskutime në Kinema
02 February 2022 - 12:12

Diskutime në Kinema

Në vazhdën e serive të “Disktutimeve në Kinema”, bashkë me Xhemajl Rexha do të flasim për rolin e mediave përgjatë pandemisë dhe do të synojmë të gjejmë përgjigje mbi atë se sa i kanë shërbyer ato zhvillimit të kulturës së mediave në vend.

Ndër të tjera, do të flasim edhe për vështirësitë e raportimit në këtë kohë pandemie, duke theksuar raste specifike dhe duke shqyrtuar mësimet e dala nga këto raste.

Duke marre parasysh kufizimet që ende janë aktive për shkak të pandemisë, edhe ky bashkëbisedim do të mbahet virtualisht direkt nga faqja në Facebook e Kinema “Jusuf Gërvalla” të premten duke filluar nga ora 18:00.

Moderator: Valton Marku

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.