Cine Club IX
02 February 2022 - 12:04

Cine Club IX

Është mbajtur takimi i fundit i Kino Klubit “Jusuf Gërvalla” për muajin qershor. Ndër filmat fantashkencor që të provokojnë intelektualisht, është edhe “The Man From Earth” i Richard Schenkman, i cili u shfaqë e u diskutua në këtë takim.

Në një ndejë përshëndetëse të një profesori, të gjithë personazhet detyrohen të pikëpyesin të gjitha të vërtetat mbi historinë, shkencën dhe artin ashtu siç ne e njohim. Ndonëse i realizuar me buxhet të limituar, ky film shënon njërin prej filmave që ta çliron imagjiantën përtej limitive. Si përfundim, “The Man From Earth” trajton ndryshe dhe prej mundësive shkencore historinë e njerëzimit.

Kjo ngjarje u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.