Shembja e Teatrit Kombëtar të Tiranës
02 February 2022 - 12:01

Shembja e Teatrit Kombëtar të Tiranës

Kanë kaluar disa ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Ndonëse shembja e këtij institucioni kulturor ishte kundërshtuar për vite të tëra, shembja dhe arsyetimi i pastajmë ka ngjalluar reagime të shumta edhe në Kosovë. Për të kuptuar më mirë të gjithë sfondin e ngjarjeve mbi dhe për Teatrin Kombëtar të Tiranës, të dielën duke filluar nga ora 17:00 përmes Facebook-ut do të bashkëbisedojmë me arkitektin Arbër Sadiki.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.