Cine Club VII
02 February 2022 - 11:51

Cine Club VII

Janë mbajtur takimet e radhës së Kino Klubit “Jusuf Gërvalla”. Brenda modulit që e trajton përgjithësisht filmin, janë bashkëlexuar pjesë të librit të Andre Bazin “Ç’është Kinemaja” dhe janë diskutuar pasi që janë shikuar filmat “Being John Malkovich” i Spike Jonze dhe “Bicycle Thieves” i Vittorio de Sica. Prioritet i është dhënë trajtimit të neoralizmit italian, respektivisht zhanrit që në kinematografi njihet si “Epoka e Artë”. Është theksuar se ky zhaner që për karakteristikë ka pasqyrimin rrëfimeve e jetesës së klasës së varfër dhe lojën e aktorëve amator, është i pakapërcyeshëm për ata që dëshirojnë të thellohen edhe më shumë në marrëdhëniet që shkakton pabarazia. Keto ishin takimet e para pas takimeve të mëhershme virtuale për shkak të pandemisë.

Kjo ngjarje u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.