Cine Club VI
02 February 2022 - 11:50

Cine Club VI

Po vazhdojnë virtualisht takimet e Kino Klubit “Jusuf Gërvalla”. Përbrenda trajtimit të mediave dhe ndikimit të tyre në shoqëri, pas leximit është diskutuar libri i Pierre Bourdieu, “Mbi Televizionin”. Ndërkaq, filmi që është trajtuar përmes këtij libri është “The Truman Show” i Peter Weir. Që të dyja këto vepra të rëndësishme, përmes shtjellimit të disa aspekteve mediale dhe ndikimit të tyre në shoqëri, thërrasin për më shumë kujdes e vetëdije. Si përfundim, duket se sfidë e së ardhmes mbetet spektakli/skandali që vazhdimisht promovohet si model që duhet ndjekur, e po ashtu edhe nevoja narcistike për t’u parë.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.