Cine Club II
02 February 2022 - 11:42

Cine Club II

Takimi i dytë në janar i Klubit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”. “Profeti” i Khalil Gibran është jo vetëm udhërrëfyes, por edhe botëkuptim. Kjo vepër ka ndikuar në formësimin e mendimeve të “The Beatles”, John F. Kennedy e Indira Gandi. Kjo listë nuk përfundon me kaq. Mësimet që Khalil Gibran i transmeton përmes poezive tek vepra e tij “Profeti” janë ende aktuale. Përkundër titullit, ajo që ofron autori në këtë libër e përbën anti-dogmën, qasjen universale të spiritualizmit. Kjo vepër është protestë në vetvete.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre aktiviteteve është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.