Cine Club I
02 February 2022 - 11:39

Cine Club I

E hënë! Rutinë e zakonshme brenda rutinës së Patersonit që e mbanë të njëjtin emër me qytetin ku jeton. E njëjtë e tërë java! Ka diçka poetike në secilin profesion; ka transmetim poetik në secilën rutinë. Interesantja është brenda nesh edhe atëherë kur refuzojmë t’i nënshtrohemi konstruksioneve dramatike të cilat i prodhojnë kërkesat e tregut. Filmi “Paterson” i regjisorit Jim Jarmusch sjellë të bardhën dhe të zezën; Lindjen dhe perëndimin e diellit; Fillimin dhe mbarimin e javës; Rutinën dhe të pazakonshmën; Tragjedinë dhe harenë. Që të gjitha këto përmes poezisë, e cila duket se triumfalisht i transmeton të gjitha këto duke na thënë se: “Ndonjëherë faqet boshe na japin mundësi më të mëdha”.

Takimi i parë i Klubit Kinema "Jusuf Gërvalla" - Janar 2020.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.