Cine Club II
01 February 2022 - 12:40

Cine Club II

Vlladimiri: Epo? Të lëvizim?

Estragoni: Po, ikim.

[Nuk lëvizin nga vendi.]

Në takimin e dytë të Klubit të Kinemasë “Jusuf Gërvalla” është bashkëlexuar dhe diskutuar më pas libri i Samuel Beckett, “Duke e Pritur Godonë”. Ajo që deklarativisht e themi mbetet shterpe nëse nuk mbështetet përmes aksionit. Godoja figurativisht është shpresa jonë. Godoja nuk vjen po që se e presim pa lëvizur. Godonë nuk duhet ta presim pa lëvizur. Shpresa bëhet e realizueshme për aq sa ne punojmë në drejtim të saj.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.