Movie Screening 4
31 January 2022 - 19:50

Movie Screening 4

Filmi: “Cuba and the cameraman”

Data: 20 nëntor 2019

Ora: 20:00

Hyrja: Pa pagesë

Anibar në kuadër të programit të muajit nëntor shfaqë filmin dokumentar “Cuba and the cameraman ”, dokumentar ky që dëpërton në skutat e thella të Kubës së izoluar. “Cuba and the cameraman” shfaqet pa pagesë më 20 nëntor nga ora 20:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla”.

Rrugëtimi i një kameramani për pesë dekada në Kubë është përmbajtja e dokumentarit “Cuba and the cameraman”. Kuba komuniste për shkak të përplasjeve ideologjike të kohës kishte mbetur e izoluar për 45 vite. Pas revolucionit në Kubë - ku Fidel Kastro bashkë me Ernesto Che Guevaran ishin figurat më të njohura të kësaj ngjarje historike - vendi kishte mbetur i pa zhvilluar dhe në varfëri ekstreme, ani pse e kishte zhvilluar mjekësinë.

Përtej kufijve dhe politikës, ky film dokumentar fokusin e ka te kultura, respektivisht te jetesa unike dhe mjaft interesante e qytetarëve kubanez. Dokumentari synon pa ngarkesa ideologjike të pasqyrojë shpirtin e shtetit që njihet edhe për cigaret puro. Përmes marrëdhënieve personale dhe kontakteve që regjisori Jon Alpert ka krijuar për rreth 50 vite me njerëzit e Kubës, shpërfaqen imtësisht botëkuptimet e njerëzve dhe bukuritë e këtij vendi të panjohur.

Filmi dokumentar “Cuba and the cameraman" në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqet për herë të parë për qëllime edukative dhe jo-fitimprurëse.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre filmave është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Filmi: https://youtu.be/lsZ8hDutkeM