Movie Screening 3
31 January 2022 - 19:47

Movie Screening 3

Filmi: “The Ivory game”

Data: 13 nëntor 2019

Ora: 20:00

Hyrja: Pa pagesë

Anibar në kuadër të programit të muajit nëntor shfaqë filmin dokumentar “The Ivory game ”. Ky film në qendër ka biznesin fitimprurës me fildish që realizohet përmes akteve barbare që njerëzit bëjnë ndaj elefantëve. Filmi shfaqet pa pagesë më 13 nëntor nga ora 20:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla”.

Loja me fildish të cilët të fiksuarit pas kësaj substance të bardhë e të fortë kremoze që gjindet kryesisht tek elefantët, rezulton të jetë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Krimi i organizuar me këtë strukturë kimike të njëjtë me dhëmbët e gjitarëve ka bërë që seriozisht të rrezikohen elefantët si specie. Vis-à-vis me këto, tregu ilegal i kësaj zeje ka rritur kriminalitetin dhe përplasjet e bandave gjithandej në botë.

Dokumentari “The Ivory game” dekonstrukton format e shit-blerjes së fildishëve të elefantëve, si dhe në vetëvete është kushtrim i dhimbjës që kanë kafshët e njerëzit kundruall kësaj kontrabandeje të kobshme. Çdo gjë nis nga kontinenti i elefantëve, Afrika, ndërsa njerëzit që e kanë zënë tregun e zi janë fqinjët e kontinentit aziatik, por edhe të gjithë ata që flasin me gjuhën e krimit dhe vrasjes. Në anën tjetër, regjisorët Kief Davidson dhe Richard Ladkani, përmes aktivistëve të kafshëve mjeshtërisht kanë arritur të depërtojnë tek gjahtarët e fildishit, duke i treguar njerëzve të vullnetit të mirë për këtë trandje jo pak të lehtë.

Filmi dokumentar “The Ivory game" në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqet për herë të parë për qëllime edukative dhe jo-fitimprurëse.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre filmave është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Filmi: https://youtu.be/3GPEKKaSmZY