Shallter
29 January 2022 - 11:12

Shallter

Shfaqja teatrale “Shallter” është organizuar në gjashtë sesione me nga 12 pjesëmarrës në secilën.


Sesioni I: 23 dhjetor 2020

Sesioni II: 24 dhjetor 2020

Sesioni II: 25 dhjetor 2020

Sesioni IV: 26 dhjetor 2020

Sesioni V: 27 dhjetor 2020

Sesioni VI: 28 dhjetor 2020


Paraqet shembuj të zakonshëm të burokracisë (ato që zakonisht kalojnë në mendjen e njerëzve që nuk bëjnë ndonjë punë burokratike) e bëjnë atë të duket si një aktivitet i pakuptimtë (sepse është e zymtë, e përsëritshme dhe e mërzitshme). Për shumicën e njerëzve, burokracia është jashtëzakonisht e errët dhe boshe. Edhe pse të përhapur, shembujt e tillë të zakonshëm mund të tregohen të jenë të gabuar.


Jean Tardieu (1903-1995), një shkrimtar francez i teatrit (poashtu muzicient dhe poet) arrin ta sfidojë me sukses idenë që burokracia është e pakuptimtë në një shfaqje të shkruar në vitin 1955, të titulluar Le Guichet (e përkthyer më së miri si Shallteri). Shfaqja ka katër personazhe: Kleriku (le Préposé), Klienti (le Client), Radioja (la Radio), Altoparlanti (La Voix du Haut-Parleur) dhe Zhurmat e Ndryshme Përjashta (Bruits Divers Au-Dehors). Prania e disa personazheve jonjerëzore (siç janë Zhurmat e Ndryshme Përjashta) është një prej tipareve dalluese të teatrit të Tardieut. Vetë shfaqja është pjesë e një trilogjie, të quajtur Vdekja e trefishtë e klientit (La triple mort du client), së bashku me dy shfaqje të tjera, gjegjësisht Kyçi (Le serrure), që tregon historinë e klientit të një shtëpie publike dhe Orendia (Le meuble), që tregon historinë e një klienti të padukshëm i cili dëshiron ta blejë një orendi.