Movie Screening 1
31 January 2022 - 19:45

Movie Screening 1

Filmi: “Soldiers who rape”

Data: 08 nëntor 2019

Ora: 20:00

Hyrja: Pa pagesë

18+

Anibar në kuadër të programit të muajit nëntor shfaqë filmin “Soldiers who rape”, film ky që së fundmi ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të tematikës që trajton. Ky film shfaqet pa pagesë më 08 nëntor nga ora 20:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla”.

Përdhunimi në Republikën Demokratike të Kongos është cilësuar si mjet lufte. Jo shumë vite pas nodhive në Kongo, OKB-ja edhe formalisht e ka cilësuar përdhunimin si armë lufte. Madje, Kongo për shkak të këtij fenomeni është quajtur me lloj-lloj epitete, ku ndër tjera edhe si “Kryeqyteti Botëror i Përdhunimit”. Kjo armë e pështirë lufte ka prekur shumë vajza e gra që prej viteve ’90, ndërkaq kjo traumë e veçori e këtij vendi të trazuar është trajtuar pamjaftueshëm.

Filmi dokumentar “Soldiers who rape” sjellë rrëfimet e akterëve të pëdhunimit përgjatë viteve në këtë vend të kontinentit afrikan. Dokumentari në qendër ka ushtarët që dekonstruktojnë strategjitë makabre të përdhunimit, si dhe një ish-ushtar të penduar që tenton të takojë njërën prej viktimave të tij në mënyrë që të gjejë paqe e rehati me veten. Që nga viti ’96, besohet se rreth 200 mijë vajza e gra kanë qenë pre e dhunës seksuale. Regjisorët e këtij dokumentari, Femke van Velzen dhe Ilse van Velzen janë sipërfaqësuesit më të dalluar të këtij fenomeni që duhet të ndaloj njëherë e përgjithmonë.

Filmi dokumentar “Soldiers who rape” në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqet për herë të parë për qëllime edukative dhe jo-fitimprurëse.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre filmave është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Filmi: https://youtu.be/liuu5FJBO9I