Movie Screening 2
31 January 2022 - 19:44

Movie Screening 2

Filmi: “13th”

Data: 11 nëntor 2019

Ora: 20:00

Hyrja: Pa pagesë

Anibar në kuadër të programit të muajit nëntor shfaqë filmin dokumentar “13th”, film ky që në masë të madhe trajton fenomenin e “gjykimit të nxituar”, racizmin, të drejtat kushtetuse në SHBA, sistemin e burgjeve e tjera. Ky film shfaqet pa pagesë më 11 nëntor nga ora 20:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla”.

Filmi dokumentar “13th” si nismë e ka amandamentin e 13-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, amandament ky që nga viti 1865 e ndalon skllavërinë në vend. Por, brenda paragrafit që kodifikon këtë rregull, është edhe një fjali që tash e njëqind vite interpretohet në mënyra të ndryshme. Fjalia që e pason fjalinë që ndalon skllavërinë, thënë së thjeshti, e lejon atë në rast se përdorët si ndëshkim për ndonjë krim. Pak a shumë, kjo është kondita mbi të cilën është krijuar ky film dokumentar.

Marrë parasysh se çdo i katërti në SHBA është i burgosur, në këtë përllogaritje shumica syrësh janë njerëz me ngjyrë, si nevojë urgjente mendohet të jetë reformimi i sistemit të burgjeve. Trajtimi i të burgosurve dhe burgosja në përgjithësi, sipas lenteve të regjisorës Ava DuVernay, përbën shqetësim serioz për qytetarët e tokës së lirë dhe shtëpisë së të guximshmëve. Filmi dokumentar “13th” është vrojtim i hollë i problemeve shoqërore që qytetarët amerikan kanë në raport me racizmin, pabarazinë dhe sistemin e burgjeve.

Filmi dokumentar “13th" në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqet për herë të parë për qëllime edukative dhe jo-fitimprurëse.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre filmave është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Filmi: https://www.youtube.com/watch?v=K6IXQbXPO3I