Movie Screening 5
31 January 2022 - 19:40

Movie Screening 5

Filmi: “Feminists: What were they thinking?”

Data: 25 nëntor 2019

Ora: 20:00

Hyrja: Pa pagesë

Anibar në kuadër të programit të muajit nëntor shfaqë filmin dokumentar të fundit për këtë muaj të quajtur “Feminists: What were they thinking?”. Për të kuptuar më shumë se si kanë vepruar gratë e shtypura në SHBA përgjatë viteve ‘70, Kinema “Jusuf Gërvalla” është ndërmjetësi më i mirë i kësaj pyetjeje. Ky dokumentar shfaqet pa pagesë më 20 nëntor nga ora 20:00.

SHBA-ja përgjatë viteve ’60 dhe ’70 kishte arritur kulmin e aktivizmit politik. Lëvizjet dhe grupet si “Black Panther Party”, “Kundër Luftës në Vietnam”, “Lëvizja Çlirimtare e Grave”, “Lëvizja e Hipikëve”; individë si Martin Luther King Jr., Huey P. Newton, Malcolm X, Judy Chicago dhe Gloria Steinmen ishin mjaft aktiv dhe të zëshëm. Bota po përballej me atë që njihet në histori si “Lufta e Ftohtë”, ndërsa administrata e presidentit Richard Nixon përballej vazhdimisht me protesta të nduarduarshme.

Filmi dokumentar “Feminists: What were they thinking?” noton në mendjet dhe aktet e feministëve të viteve ’70. Një libërth i fotografive i vitit 1977, i tëri me fotografi të grave të guximshme të asaj kohe, komentohet më 2018 nga po këto gra, falë të cilave pozita e gruas sot është më e favorshme. “Lëvizja Çlirimtare e Grave” kishte luajtur rol qendror në emancipimin e grave gjatë viteve ’70, duke kërkuar më shumë liri, mundësi të barabarta dhe më shumë kontroll mbi jeten e tyre. Regjisorja Johanna Demetrakas përmes kthimit në retrospektivë synon vetëm një gjë: Nevojën urgjente për ndryshime të vazhdueshme.

Filmi dokumentar “Feminists: What were they thinking?” në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqet për herë të parë për qëllime edukative dhe jo-fitimprurëse.

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre filmave është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Filmi: https://youtu.be/uAgeCLYnwNg