Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK)
31 January 2022 - 19:24

Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK)

Më 22-23 nëntor është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë. Përgjatë dy ditë punëve në Kuvendin e Anëtarëve, janë zgjedhur Kryesia, Kryetari i Kryesisë dhe Sekretariati. Po ashtu, në këtë Kuvend është aprovuar Strategjia e RrOK në Pejë për vitin 2020-2024, ashtu sikurse edhe Statuti i këtij rrjeti. Tri organizata të reja janë pranuar në RrOK Peja ndërkaq disa tjera kanë mbetur për t’u shqyrtuar në Kuvendin e radhës.

Anëtarët e rinj të RrOK Peja janë: Local Democracy Agency of Kosovo, Kori Siparantum dhe Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë.

Në mandat për dy vite, Kryesinë do e udhëheqin Genc Lipa (Old Timers Club Peja), Fatmir Bajraktari  (Kori Siparantum), Pajtim Pasha (Into the Park), Gent Agolli (Let’s Do It Peja) dhe Arba Hatashi (Anibar). Genc Lipa njëherit është edhe Kryetar i Kryesisë së RrOK Peja. Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata Anibar dhe koordinator Valton Marku (Anibar).

Pejë, 23 nëntor 2019

Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarjeje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.