Si t’i mbajmë publike hapësirat publike
31 January 2022 - 19:07

Si t’i mbajmë publike hapësirat publike

Dje në Kinema “Jusuf Gërvalla” është mbajtur diskutimi në kinema me titull “Si t’i mbajmë publike hapësirat publike”, ku si folëse ishte e ftuar Liri Kuçi nga “Organizata Politike” e Tiranës.


Pas shumë shtjellimeve mbi publiken, hapësirat publike dhe kulturën në përgjithësi, u theksua se privatizimi i egër në të dyja anët e kufirit e ka ngulfatur idenë e publikes. Po ashtu, ndërhyrjet me beton në hapësira publike që e shkatërrojnë gjelbërimin dhe kujtesën historike u vlerësuan si cenuese të jetesës publike, por edhe si fundamentalisht tjetërsuese. Komunat dhe qeveritë duhet të jenë më të hapura ndaj publikut kur ndërmarrin investime publike. Me fjalët e tregimtarit italian, Italo Calvino, u konstatua se qyteti per se nuk e përmban historinë e vet, por e rrëfen atë. Mbrojtësit më të mirë të publikes, hapësirave publike, janë vetë publiku, respektivisht qytetarët dhe komuniteti, ndërsa kalitëse të tehut kritik për ndryshime shoqërore mbeten qendrat dhe hapësirat shoqërore. 


Kjo seri e diskutimeve është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre diskutimeve është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.