Potenciali i kulturës në Kosovë: Problemet dhe Zgjidhjet?
31 January 2022 - 19:02

Potenciali i kulturës në Kosovë: Problemet dhe Zgjidhjet?

Dje është mbajtur diskutimi në kinema me temën “Potenciali i kulturës në Kosovë: Problemet dhe zgjidhjet?”, ku në Kinema “Jusuf Gërvalla” i ftuar ishte z. Eroll Bilibani nga DokuFest. Bashkë me të u diskutuan probleme të ndryshme që prekin kulturën dhe shoqërinë. Zgjidhjet siç duket ndërlidhen me integrimin e kulturës si pjesë të qenies njerëzore, dhe kjo nga ky diskutim sugjerohet përmes trupëzimit të kulturës me sistemin edukimit.

Kjo seri e diskutimeve është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre diskutimeve është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.