Ditari i Dëgjimit
29 January 2022 - 11:07

Ditari i Dëgjimit

“Ditari i Dëgjimit'' është një program i përgatitur për t’u zbatuar çdo të mërkure në Fondacionin Lumbardhi i cili poashtu funksionin si kafe dhe restorant. Ky program publik është përgatitur nga artistë ndërkombëtarë dhe vendorë. Përmes një teme të përzgjedhur, krijuesit do ta përgatisin një listë prej 90 minutash, së bashku me një ditar të shkruar udhëzues, i cili do t’i japë audiencës së Lumbardhit një qasje më të madhe ndaj të dëgjuarit dhe të mësuarit aktiv. 


I - Islam Elbeiti / 12 gusht 2020 

"Improvizim nga perspektiva e Afrikës Perëndimore", një udhëtim translokal nga brigjet e gjera të Nilit në Khartum deri tek ujërat e ftofta të Lumbardhit në Prizren.


II - Etibar Asadli / 20 gusht 2020

Lista me këngë e titulluar “Muzikë nga Azerbeixhani”. Ky udhëtim muzikor prezanton kompozime të traditës Mughameze, një formë e ndërlikuar e artit azerian, që kombinon poezinë klasike me improvizime, si dhe instrumente të ndryshme tradicionale. Duke filluar nga tingujt e shekullit XIX, këngët do të lëvizin drejt skenës bashkëkohore e cila eksperimenton mes muzikës xhaz dhe zhanreve të tjera.


III - Roshni Samlal / 26 gusht 2020

"Kryqëzime në muzikën indiane" e përgatitur nga instrumentalisti Roshni Samlal. Lista me këngë përbëhet nga cikle të ritmeve të instrumentit tabla, këngë nga kinemaja e Bollivudit si dhe kryqëzimin bashkëkohor mes kulturës së lindjes dhe perëndimit.


IV - Sara Renar / 2 shtator 2020

Lista e këngëve e titulluar “Kantautorët kroatë ndër kohë” eksploron kontekstin e këngëtarit dhe kantautorit: nga klasiket e viteve të njëzeta deri tek artistët underground me “status kulti” të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta si dhe këngëtarët e kantautorët e kohëve moderne. 


V - Ana Carmela / 9 shtator 2020 

Lista e këngëve ‘Venezuela në lëvizje’ është përgatitur nga këngë me vokale dhe ritme të ndryshme venezuelase, si dhe instrumente siç është Cuatro dhe Bandola Llanera.


VI - Aine E Nakamura / 16 shtator 2020

Lista e këngëve “Këngë nga Ishujt Ryuku” është përgatitur me këngë rituale nga ishujt jugor të Japonisë, tingujt e instrumentit me tre tela, Sanshin, me origjinë nga Okinaua.


VII - Petrit Ceku / 23 shtator 2020

Lista e fundit me këngë e titulluar ‘Nota kundër Notës’ ku artisti citon “muzikën serioze”, siç quhet gabimisht në shumë vende, as nuk është klasike, siç quhet anembanë botës. Kjo muzikë frymëzohet në thelb nga kureshtja e krijuesve muzikorë për lëvizjet e dy apo më shumë notave në drejtime të kundërta, që më vonë kanë krijuar një disiplinë pothuajse shkencore të quajtur pika e kundërt, apo nota kundër notës.