Shpresat dhe Frika: Artivizmi
31 January 2022 - 18:41

Shpresat dhe Frika: Artivizmi

Sot Anibar mbajti një ndër diskutimet në kinema “Jusuf Gërvalla” kështu duke trajtuar temën, “Shpresat dhe Frika: Artivizmi” i cili ndërlidhet edhe me temën e festivalit të 10-të me rradhë të Anibar.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin Hajrulla Ceku, Nita Zeqiri, Lulzim Bucolli dhe Blerina Berberi të cilët folën më shumë rreth përvojave të tyre lidhur me artivizmin si fenomen që mund  të promovoj dhe të avokoj për ndryshime sociale, ekonomike, politike, kulturore dhe klimatike. Diskutimi u moderua nga Gjylymser Nallbani.

Kjo seri e diskutimeve është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Anibar dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.