Një deklaratë e temës për edicionin e dhjetë të Festivalit Anibar
31 January 2022 - 18:39

Një deklaratë e temës për edicionin e dhjetë të Festivalit Anibar

Dhjetë vjet më parë, një grup artistësh të rinj organizuan festivalin e parë të animacionit në vendin tonë të porsalindur. Çdo vit, festivali ka vazhduar të rritet më shumë se ç'mund të shpresonim. Me rritjen e festivalit frika të reja kanë filluar - frika e humbjes së kinemasë dhe infrastrukturës tjetër të rëndësishme për festivalin dhe frika emigrimit të rinisë sonë jashtë vendit për mundësi më të mira. Kemi shpresuar dhe vazhdojmë të shpresojmë që Anibar mund të shfrytëzojë animacionin si një medium për ndikim në ndryshimin progresiv në komunitetin tonë dhe tek artistët e rinjë si dhe të promovojë aktivitetin qytetar tek të rinjëve në këtë proces. Për edicionin e dhjetë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, ne duam të ballafaqohemi me shpresat dhe frikën tonë kolektive ndaj ndryshimeve politike, sociale dhe mjedisore përmes arteve dhe për të nxisim aktivizmin qytetar. Ne shpresojmë që sinqeriteti jonë me ju, mund të shërbej si pikënisje për këtë diskutim.

Shpresat dhe frikat e ndikojnë kulturën tonë siq bëjnë me shumë tjera. Shpesh këto dy aspekte bashkjetojnë me njëra tjetrën. Shpresa që të vizitojmë familjen e madhe që jeton jashtë shtetit në të ardhmen e afërtë. Me frikën për pamundësinë për të udhëtuar jashtë shtetit për një mundësi ose punë të ndershme, me shpresën për mundësitë që ajo punë do të sjellë. Frika që mjedisi do të shkatërrohet gjatë gjeneratës sonë dhe shpresa se do të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje për ta shpëtuar atë. Shpresa e rritjes së kulturës së pranimit të rolit të gruas dhe grupeve tjera të margjinalizuara në shoqërinë tonë dhe në vendimarrje me frikën që po humbasin traditat kulturore. Duke i njohur shpresat dhe frikat tona ne bëjmë hapin e parë për ti adresuar këto dhe shumë probleme tjera.

Adresimi i këtyre ndjenjave kërkon gjuhë të sinqert e jo të mjegulltë dhe jo reale. Sidoqoftë, gjuha politike zakonisht është shumë legaliste ose teknokratike, shpeshherë me kodifikim të kujdesshëm të mesazhit të tij. Kjo gjuhë është bërë gjithnjë e më e largët nga ata të prekur nga qeverisja e saj. Kosova nuk është përjashtim për këtë fenomen. Gjuha e politikanëve dhe e profesionistëve të të drejtave të njeriut, siç përcillen nga aktivistët, akademikët, zyrtarët publikë apo gjyqtarët, nuk lidhen me nevojat e publikut. Në këtë drejtim, roli i artistit është jetik. Mediumet artistike janë të dizajnuara të jënë ekspresive, të ndershme, dhe më e rëndësishmja, të qasshme. Angazhimi për qytetin ka kërkuar të shpreh veten përmes pikturave, fotografive, skulpturave, filmave, grafiteve dhe formave të tjera për këtë arsye.

Ndërsa regjimet kanë ndryshuar, të drejtat e njeriut në Kosovë vazhdojnë të sfidojnë funksionimin e shtetit. ARTivizmi, në kuptimin tonë, është shfrytëzimi i artit për të mbrojtur të drejtat dhe për të nxjerrë në pah sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria e margjinalizuar, e injoruar ose anashkaluar. Kjo u lejon atyre të mbeten të dukshëm, duke ruajtur vlerat dhe identitetin e tyre në opozitë paqësore. Artistët kanë aftësinë për të krijuar, për të nxitur solidaritetin, vetdijësimin dhe protestën, për të krijuar ndryshime shoqërore nga një shprehje vizuale e imagjinatës. Alternativa jonë ndaj gjuhës teknokratike politike, sidomos në epokën e teknologjisë dhe medias, është ARTivizmi, ose aftësia për të dërguar mesazhe komplekse përmes një mjeti të qasshëm dhe krijues. Duke promovuar shpresat dhe frikën individuale dhe kolektive të komuniteteve tona për dekadën e ardhshme në hapësirat tona publike, ne synojmë të promovojmë ndryshime aktive në rrjedhën e shoqërisë dhe qytetit tonë.

Disa nga shpresat dhe frikat të listuara më lartë janë të ndara nga anëtarët/et e stafit të Anibar, nga jeta e tyre dhe organizata jonë. Këto shpresa dhe frika janë kolektive në temë, por individualiste në kuptim. Ne presim të dëgjojmë historitë tuaja gjatë edicionit tonë të dhjetë të festivalit.