Dyert e Hapura te Kinemas "Jusuf Gërvalla"
31 January 2022 - 18:28

Dyert e Hapura te Kinemas "Jusuf Gërvalla"

Qëllimi i diskutimeve në kinema është krijimi i një mjedisi ku publiku do të ketë hapësirë për të mësuar më shumë rreth çështjeve shqetësuese në lidhje me kulturën në nivel lokal dhe kombëtar. Biseda e parë do t'i japë publikut më shumë informacion mbi zhvillimin e kinemasë "Jusuf Gervalla", fazat e evolucionit të programit të saj dhe ndikimin që Anibar kishte për rivendosjen e interesit publik për kineman në komunën e Pejës.

Për më tepër, në këtë debat do të kemi si mysafir Aver Husaj prej Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Pejës dhe Vullnet Sanaja nga Anibar për të ndarë përvojën e tyre me zhvillimet në kulturë në nivel lokal dhe çfarë është më tutje për komunën e Pejës. Publiku inkurajohet të marrë pjesë dhe të ndajë interesat dhe shqetësimet e tyre për çështjet e përmendura dhe jo vetëm.

Ku: Eventi do të mbahet në Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë

Kur: 20 Maj, 2019 në ora 13:00

Kjo seri e diskutimeve është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Anibar dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.