Programimi Per Qendrat e Kulture
31 January 2022 - 18:24

Programimi Per Qendrat e Kulture

Pjesëmarrësit e punëtorisë tre-ditore që do të filloj nesër në Kinema "Jusuf Gervalla" do të marrin informacione shtesë nga folësit me eksperienca përkatëse për fushën.

Gjatë gjithë punëtorisë do të diskutohet për zhvillimin e programeve për edukim, festivale, kinema, informim, ndërtim të komunitetit si dhe qëndrueshmërinë e programeve.

Punëtoria organizohet nga Anibar në partneritet me LUMBARDHI (Prizren), 7 Arte (Mitrovica) dhe Pogon (Zagreb). Seminari është i organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.