Natë akustike me Vjosa Selmanin
29 January 2022 - 19:29

Natë akustike me Vjosa Selmanin

Ky organizim u mbajt në ambientet e brendshme të 7Arte dhe mblodhi shumë të rinj nga Mitrovica. Vjosa Selmani ishte një prej artisteve të njohura të Mitrovicës e cila e la qytetin e Mitrovicës disa vite më parë. Ajo u ftua për të performuar së bashku me Arbër Buçincën si gitarist mjaft i njohur në skenën e pavarurur kulturore të Mitrovicës. Performancat muzikore ishin kryesisht në gjuhën angleze dhe disa këngë vendore të performuara në gjuhën shqipe.