Nata e rokut me Arbër Krasniqin
29 January 2022 - 19:27

Nata e rokut me Arbër Krasniqin

Ky organizim u mbajt në ambientet e brendshme të 7Arte dhe mblodhi shumë të rinj nga Mitrovica. Vokalisti dhe gitaristi Arbër Krasniqi u zgjodh për t’u promovuar si artist nga qyteti i Vushtrrisë. Shumica e këngëve u performuan në muzikën e zhanrit rok në gjuhën angleze dhe shqipe dhe e tërë performanca u prit shumë mirë nga audienca dhe komunitetet e ndryshme që e ndoqën aktivitetin. Krasniqi është një prej artistëve lokalë që krijon muzikë rok në studion e tij dhe ka marrë pjesë edhe në shumë koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës.