Natë muzikore me Erhanin & Drenin
29 January 2022 - 19:23

Natë muzikore me Erhanin & Drenin

Erhani njihet si mësimdhënës i gitarës dhe artist dhe Dreni si gitarist dhe këngëtar poashtu. Shumica e këngëve u performuan në gjuhën angleze dhe e tërë performanca u prit shumë mirë nga audienca dhe komunitetet e ndryshme që e ndoqën aktivitetin. Të dy vijnë nga Mitrovica dhe patën mundësinë të bashkëpunojnë kur ishin së bashku në Shkollën e Rokut në Mitrovicë. Ky aktivitet u mbajt në ambientet e brendshme të 7Arte dhe mblodhi shumë të rinj nga Mitrovica të cilët u argëtuan dhe patën mundësi të takoheshin me artistët.