Drejt një ekologjie të qëndrueshme kulturore
29 January 2022 - 10:53

Drejt një ekologjie të qëndrueshme kulturore

Punëtoria “Drejt një ekologjie të qëndrueshme kulturore” u organizua më 24 dhe 25 tetor në Fondacionin Lumbardhi. Punëtoria filloi me prezantimin e formës dhe qëllimeve të saj, ndërsa ideja kryesore ishte të tejkaloheshin metodat e zakonshme dhe të krijohej një atmosferë ku do të diskutoheshin problemet kryesore të shoqërisë civile. Prezantimi dhe diskutimi pasues mbi shoqërinë civile kishte për synim t’i shqyrtonte nocionet e shoqërisë civile, sferës publike dhe çfarë nënkupton kjo për një shoqëri aktive si tërësi. Në këtë rast, vëmendje e veçantë iu dha praktikave që përfshijnë komunitetin dhe një prezantimi të përgjithshëm të mënyrave si është formësuar shoqëria civile gjatë 20 viteve të fundit në Kosovë. Pasi që qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte të shqyrtohet financimi, kjo pjesë e punëtorisë shkoi mjaft mirë duke diskutuar për aktivizmin dhe çfarë nënkupton termi “shoqëri civile”. Pas prezantimit, diskutimi hapi bisedën për shoqërinë civile dhe hapësirat e grumbullimit nëpër kohë. Pjesëmarrësit dhanë shembuj dhe vunë në pikëpyetje disa prej teorive dhe qasjeve që u prezantuan.

Në përgjithësi, ishte një diskutim aktiv dhe frytdhënës. 

Si pjesë e diskutimit, një prej shqetësimeve kryesore të Shoqërisë Civile në Kosovë u përmend të jenë artistët e pavarur. Artistët nuk njihen si punonjës dhe nuk dinë si t’i rrisin kapacitetet e tyre si individë të pavarur sepse sa herë që duan të aplikojnë për një projekt, duhet ta pyesin një organizatë të vlefshme.

Dita e parë e punëtorisë përfundoi me ligjëratën e Vasif Kortunit përmes videos, të titulluar “Pyetje për Institucionet”. Dita e dytë e punëtorisë filloi me diskutimin me temë “Qëndrueshmëria: Burimet njerëzore, teknologjia dhe infrastruktura”, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë, pjesëmarrësit u pajtuan që infrastruktura është problemi kryesor i të gjitha organizatave në Kosovë. Edhe nëse disa prej tyre gjejnë infrastrukturë të mirëfilltë, procesi i përgatitjes dhe ligji kanë shumë vështirësi. Pastaj, punëtoria vazhdoi me diskutimin për “Parametrat e ri të Vlerësimit”. Sponsorët dhe donatorët kanë kryesisht metoda të standardizuara të vlerësimit që nuk përshtaten mjaftueshëm me natyrën e aktivitetit ose projektit që organizata është duke e zhvilluar. Ndikimi në shoqëri është një prej pikave kryesore ku donatorët duhet ta mbajnë vëmendjen e tyre e jo në tregues dhe numra. U përmendën dhe u analizuan sponsorët e mundshëm. Të gjitha organizatat u pajtuan që edhe nëse disa prej tyre duan të kontribuojnë, i takon organizatës të  vendosë nëse duan të bashkëpunojnë me ta ose jo, pasi që të gjitha subjektet i kanë vlerat e tyre dhe ato mund të mos përshtaten gjithmonë me kontribuesit e mundshëm. Punëtoria përfundoi me analizimin e Ligjit të ri për Sponsorizimin të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Si rezultat, pjesëmarrësit u pajtuan për ta përgatitur një dokument ku do të përshkruhen hapat themelorë për të aplikuar për sponsorizim për shoqërinë civile.