Natë muzikore – "Arbri & Ilda”
29 January 2022 - 19:21

Natë muzikore – "Arbri & Ilda”

Vokalistja Ilda Krama është një artiste që jeton në Mitrovicën Veriore dhe është pjesë e komunitetit boshnjak. Shumica e këngëve u performuan në gjuhën angleze dhe e tërë performanca u prit shumë mirë nga audienca dhe komunitetet e ndryshme që e ndoqën aktivitetin. Krama u ftua të merrte pjesë në 7Arte para një viti dhe për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë në atë kohë, në vend të performancës fizike u realizua një videoklip në brigjet e lumit Ibër në Mitrovicë. Kësaj here, Ilda dhe Arbëri ia dëshmuan audiencës që organizimet me prani fizike janë më të vlefshme dhe mund të kontribuojnë në diversitetin e komunitetit.