Uran B në Green Fest 11
29 January 2022 - 19:18

Uran B në Green Fest 11

Uran Badivuku, i njohur si Uran B, është muzikant shumë i njohur vendor i cili u ftua për të performuar muzikë elektronike gjatë programit muzikor në Green Festival. Edhe pse festivali u organizua gjatë kohës së pandemisë, bazuar në masat e reja ndaj COVID-19, të gjithë pjesëmarrësit duhej të paraqitnin dëshmi që ishin vaksinuar dhe, përkundër këtij kufizimi apo kësaj rregulle të re, interesimi i pjesëmarrësve të vaksinuar ishte shumë i lartë dhe aktiviteti pati sukses të kënaqshëm. Green Festival është një festival shumëdisiplinor i përbërë nga muzika, ekspozitat, debatet, artet vizuele, prodhimi i filmave, arsimimi, ndërmarrjet e të rinjëve, punëdore dhe panaire dhe poashtu i kombinon të gjitha aktivitetet drejt vetëdijësimit për mjedisin dhe qëndrueshmërinë.